Article
•
•
1 min read
Takimi prekës i Gold AG me Nënën e Kosovës
23:37 |
28 Qershor 2026
E.G
Artisti Gold AG ka zhvilluar një takim emocional me Ferdonije Qerkezi, një nga figurat më të njohura të Kosovës, e cila prej dekadash simbolizon dhimbjen dhe qëndresën e familjeve që ende kërkojnë të afërmit e zhdukur gjatë luftës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG e përshkroi këtë moment me fjalët e thjeshta, por domethënëse.
“Takim zemre me Nënën Ferdonije”, ka shkruar ai.