Browse

Article 1 min read

Misteri Shtresohet: Zhdukja e të Riut në Liqenin e Batllavës

Share Post

17:25 | 30 Qershor 2026
E.G

Kërkimet në Liqenin e Batllavës vazhdojnë ende për gjetjen e të riut që dyshohet se është fundosur në ujë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë e Policisë së Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe autoambulanca, të cilat po punojnë pa ndërprerje për lokalizimin e tij.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione shtesë pas përfundimit të operacionit të kërkimit.